Ndërlidhjet

SHBA mohojnë lidhjet me konfliktin në Gjeorgji


Shtetet e Bashkuara i mohuan sugjerimet e Rusisë se stërvitës ushtarakë amerikanë kanë qenë të ndërlidhur me sulmin e Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut, dhe se disa syresh janë vrarë.

Zëdhënësja e Pentagonit, kolonel lejtnant Elizabeth Hibner tha se "të gjithë janë në numër dhe të sigurtë".

Ambasadori rus në NATO, Dmitry Rogozin aludoi në mbështetjen ushtarake amerikane për inkurzionin ushtarak të Gjeorgjisë në rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Hibner tha se rreth 130 stërvitës ushtarakë dhe civilë amerikanë në Gjeorgji ndodheshin atje për t'i stërvitur trupat gjeorgjiane për dislokimin e tyre në Irak.
XS
SM
MD
LG