Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili pranon planin e Bashkimit Evropian


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se është dakord me planin e BE-së për përfundimin e luftimeve me Rusinë.

Pas takimit me presidentin francez Nicolas Sarkozy, Saakashvili u tha gazetarëve se "duhet të ketë armëpushim".
Dje, presidenti rus Dmitry Medvedev dha pëlqimin për planin, i cili u bën thirrje trupave ruse dhe gjeorgjiane që të tërhiqen në pozicionet fillestare.

Sarkozy tha se referenca "statusi i ardhshëm" i dy rajoneve kryengritëse në Gjeorgji, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, është hequr nga plani me pëlqimin e Rusisë dhe të Gjeorgjisë.

Ndërkohë, Saakashvili tha se Gjeorgjia nuk do të lejojë të vihet në dyshim integriteti territorial i saj nën çfarëdo marrëveshje paqësore.
XS
SM
MD
LG