Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Moska nuk ka për qëllim që të aneksojë asnjë pjesë nga Gjeorgjia dhe e respekton sovranitetin e Gjeorgjisë.
Në një shkrim në të përditshmen britanike "Financial Times", Lavrov thotë se inkurzioni ushtarak rus në Osetinë e Jugut ishte përgjigje e sulmit të provokuar ndaj qytetarëve të vet, duke iu referuar faktit se Moska i ka pajisur me dokumenta shumicën e popullsisë në këtë rajon separatist të Gjeorgjisë.
Lavrov tha se në ditët e ardhshme Rusia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa diplomatikë për të konsoliduar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me kusht që Gjeorgjia të përmbahet nga aktivitetet ushtarake dhe t'i mbajë forcat e saj jashtë rajonit.
Zyrtarët gjeorgjianë i kontestojnë pohimet e Rusisë se aktivitetet e ushtrisë ruse në Osetinë e Jugut dhe për rreth saj kanë përfunduar. Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë pohon se një autokolonë e tankeve ruse ka hyrë në qytetin strategjik gjeorgjian Gori.