Ndërlidhjet

Armëpushim i brishtë në Gjeorgji


Armëpushimi i brishtë në konfliktin ruso-gjeorgjian duket se po respektohet sot dhe nuk ka raporte për përleshje të reja.

Sidoqoftë, presidenti Mikheil Saakashvili tha në një konferencë për shtyp se trupat ruse "po vazhdojnë lëvizjet e tyre nëpër Gjeorgji", megjithë armëpushimin.

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kakha Lomania tha se 50 tankse ruse dhe personeli i armatosur po vazhdojnë të qëndrojnë në Gori, edhe pse Rusia e mohon këtë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot se trupat ruse do të tërhiqen vetëm pasi trupat gjeorgjiane të kthehen në barrakat e tyre.

Armëpushimi u vendos dje, pas bisedimeve ndërmjet presidentit të Francës Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit aktualisht mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG