Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi: Moska shkel armëpushimin


Zyrtarët e Gjeorgjisë akuzuan sot Rusinë për shkelje të armëpushimit të arritur në 24 orët e fundit, i cili duhej t'u jepte fund luftimeve në Osetinë Jugore.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se më shumë se 50 tankse dhe vetura tjera ushtarake janë në rrugët e qytetit Gori, që ndodhet në afërsi të Osetisë Jugore.

Televizionet perëndimore shfaqen pamje të këtyre mjeteve ushtarake.

Raportohet se një kolonë e automjeteve ushtarake, në mesditë, janë larguar nga Gori dhe janë drejtuar në thellësi të territorit gjeorgjian, por nuk raportohet për destinacionin e tyre.

Sidoqoftë, në Moskë, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Anatoly Nogovitsyn këmbënguli se nuk ka tankse në Gori.

XS
SM
MD
LG