Ndërlidhjet

BE për vëzhgimin e armëpushimit në Gjeorgji


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë nëse do të dërgohen vëzhgues në Osetinë Jugore, për të ndihmuar mbajtjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Franca.

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, i cili kryeson takimin urgjent në Bruksel, i bëri thirrje BE-së që të marrë rolin e monitoruesit.

Disa vende tjera të BE-së bënë thirrje për përgjigje më të fortë të BE-së ndaj operacioneve ushtarake ruse në Gjeorgji.

Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband tha se BE-ja duhet të vendos muajin e ardhshëm "për po, apo jo dhe si" të vazhdojë bisedimet për lidhje më të ngushta me Moskën.

"Mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme që të përcillet porosia se dekadat kur Evropa ka qenë e ndarë nga përdorimi i forcës i takojnë së kaluarës dhe është e papranueshme që çështjet e vështira në kufijt e Rusisë të zgjidhen me forcë" tha Miliband.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Ualter Steinmeier përkrahu idenë për monitorim.

XS
SM
MD
LG