Ndërlidhjet

BE: Po vëzhguesve, por me rezolutë të OKB-së


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner tha sot se Bashkimi Evropian është i "përkushtuar" të dërgojë vëzhgues në Gjeorgji, por paraprakisht dëshiron rezolutë përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kouchner foli në përfundim të takimit urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së.

Franca si kryesuese e radhës e BE-së ndihmoi në arritjen e armëpushimit, por luftimet ndërmjet trupave gjeorgjiane dhe ruse kanë vazhduar edhe sot.

XS
SM
MD
LG