Ndërlidhjet

Rusia pranon se ka forca afër Gorit


Rusia pranoi se trupat e saj janë në afërsi të qytetit Gori, të Gjeorgjisë, megjithë armëpushimin e arritur dje, me ndërmjetësimin e Francës.

Zyrtarët rusë, më herët mohuan deklarimet e gjeorgjianëve se tankset ruse dhe mjetet tjera ushtarake ishin brenda këtij qyteti, i cili ndodhet në afërsi të Osetisë Jugore.

Zëdhënësit e ushtrisë ruse më vonë thanë se forcat ruse largojnë paisjet e rënda ushtarake gjeorgjiane dhe municionin nga depot e armatimit në afërsi të qytetit "në itneres të demilitarizimit të zonës së konfliktit".
XS
SM
MD
LG