Ndërlidhjet

Trupat ruse ende në Gjeorgji


Rusia edhe më tutje mban trupat e saj ushtarake në afërsi të qytetit gjeorgjian Gori, megjithë armëpushimin e arritur me ndërmjetësimin e Francës.

Pritet që këto trupa të tërhiqen sot nga qyteti që ndodhet në afërsi të Osetisë Jugore.

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tha trupat janë në Gori për të siguruar armët e lëna pas nga gjeorgjianët.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë tha se tankset ruse jashtë Gorit kanë bllokuar rrugën kryesore që lidh rajonin separatist me pjesën tjetër të Gjeorgjisë.


XS
SM
MD
LG