Ndërlidhjet

OKB: Së shpejti rezolutë e re për Gjeorgjinë


Franca së shpejti do të paraqes projekt rezolutën e re në Këshillin e Sigurimit rreth konfliktit në Kaukaz, që do të përfshijë planin e paqes për të cilin janë pajtuar Rusia dhe Gjeorgjia.

Ambasadori belg në OKB, jan Grauls, si kryesues i radhës i Këshillit, tha se Franca po zhvillon bisedime bilaterale me vendet tjera anëtare rreth projekt rezolutës.

Ai tha se teksti duhet të përmbajë dispozitat e planit të paqes të propozuar në emër të BE-së nga presidenti francez Nicolas Sarkozy.
XS
SM
MD
LG