Ndërlidhjet

Siria, Libani vendosin raporte diplomatike


Libani dhe Siria u pajtuan të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike për të parën herë që nga pavarësimi i tyre para 60 vjetësh.

Vendimi për hapjen e ambasadave në kryeqytetet respektive është mirëpritur nga Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice.

"Për një kohë të gjatë jemi angazhuar për normalizimin e raporteve ndërmjet Sirisë dhe Libanit duke respektuar sovranitetin e këtij të fundit. Njëri nga hapat që është kërkuar prej kohësh ka qenë vendosja e ambasadave" tha Rice.

Këto dy vende fqinje nuk kanë pasur raporte të plota diplomatike që kur janë pavarësuar nga Franca në vitet e 1940-a.
XS
SM
MD
LG