Ndërlidhjet

NATO ndalon anijen ruse nga patrulla në Mesdhe


NATO ndaloi një anije ruse për t'iu bashkuar patrullës shumëkombëshe ndërkombëtare kundër terrorizmit në Mesdhe, si shpagim për aksionin ushtarak rus kundër Gjeorgjisë.

Administrata amerikane gjithashtu ka bllokuar deri tani kërkesën ruse për takim emergjent të Këshillit NATO – Rusi, ku do të diskutohej rreth krizës në Kaukaz.

Në vend të kësaj, Uashingtoni ka kërkuar takim të veçantë të ministrave të jashtëm të NATO-s për të martën, ku do të diskutohet për krizën në Gjeorgji, por pa pjesëmarrjen e Rusisë.
XS
SM
MD
LG