Ndërlidhjet

Tbilisi: Trupat ruse po tërhiqen nga Gori


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se trupat ruse kanë filluar tërheqjen nga qytetet me rëndësi strategjike në territorin e Gjeorgjisë.

Ministria tha se ushtarët dhe paisjet ushtarake ruse po largohen nga Gori, që ndodhet në afërsi të Osetisë Jugore. Gjithashtu u tha se trupat ruse janë larguar nga porti Poti, në Detin e Zi.

Prania e forcave ruse pati shtuar shqetësimet se Moska mund të mos respektojë armëpushimin e arritur të martën, nga presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Armëpushimi bënte thirrje për të dy palët që të kthehen në pozicionet që mbanin para fillimit të luftimeve, para një jave.
XS
SM
MD
LG