Ndërlidhjet

Trupat ruse kthehen në Gori dhe Poti


Trupat ruse janë kthyer në portin gjeorgjian Poti dhe kanë shtuar numrin e ushtarëve në Gori, megjithë marrëveshjen e armëpushimit, tha Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë.

"Megjithë marrëveshjet e arritura më herët, rusët po vendosin trupa shtesë në Gori dhe po e fortifikojnë qytetin. Në të njëjtën kohë, forcat ushtarake ruse janë kthyer në Poti" tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjeorgjiane, Nato Chikovani.

Më herët, Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë pati thënë se trupat ruse kanë filluar tërheqjen nga këto qytete.
XS
SM
MD
LG