Ndërlidhjet

Rusia krah Osetisë Jugore rreth statusit


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha sot se Rusia do të përkrah qëndrimet e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë rreth statusi të tyre të ardhshëm.

Medvedev u takua sot në Kremlin me liderët separatist të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Medvedevin të ketë thënë se Rusia jo vetëm që do të mbështes çfarëdo vendimi që këto rajone marrin rreth statusit të ardhshëm, por edhe do t'i "garantojë të dyja në Kaukaz dhe në botë".
XS
SM
MD
LG