Ndërlidhjet

UNMIK-EULEX me marrëveshje mirëkuptimi


UNMIK-u dhe EULEX do të nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi gjatë këtij muaji, për të sqaruar aspektet teknike të ristrukturimit të UNMIK-ut dhe marrjes së përgjegjësive nga ana e EULEX-it.


Brenda këtij muaji UNMIK dhe EULEX do të nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi, e cila ka për synim sqarimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

“ Po punojmë për disa detaje, sic e dini EULEX ka njofuar zbarkimin, përderisa ne po vazhdojmë rikonfigurimin. Sa i përket marrëveshjes së mirëkuptimit presim, që të nënshkruhet brenda këtij muaji”, thotë zëdhënësi i UNMIK-ut Rusell Geekie.

Grupe punuese të OKB-se dhe të BE-së janë duke punuar tash sa kohë në Nju Jork dhe Bruksel për të arritur formulën se si të zbarkohet EULEX, ndërkohë që edhe pse mision evropian EULEX pritet të jetë nën ombrellën e OKB-së. Analistët poltikë janë skeptikë se një formulë e tillë veprimi mund të gjendet shpejt në OKB dhe BE, meqë vetë këto organizma kanë ndasi sa i përket Kosovës.

Ndërkohë, Andy McGuffie nga Zyra Civile Ndërkombëtare është optimist se edhe pse me vonesë, EULEX dhe mekanizmat tjerë do vendosen në Kosovë si e parasheh plani i Ahtisaarit.

“Është e qartë se ka ndryshime në praninë ndërkombëtare, ICO po rekruton staf shtesë dhe aktualisht kemi 146 njerëz, edhe ne po ndryshojmë meqë po shtojmë numrin. Dhe s’ka dyshim se edhe organizatat tjera ndërkombëtare do të lëvizin sipas planit, përfshirë këtu edhe EULEX-in”, tha McGuffie.

Ndërkohë, nga mbi 2000 pjesëtarë sa do t’i ketë misoni evropian i sundimit të ligjit, deri më tash në Kosovë kanë arritur jo më shumë se 350 sish. Ky numër pritet të rritet në muajin shtator, kur në njëmasë të madhe do të ketë zvogëlim të personelit të UNMIK-ut.

“Pjesë e rikonfigurimit është edhe zvogëlimi i stafit dhe ndryshimi i lokacionit. Kjo nuk ka të bëjë me transferin e kompetencave, por me ristrukturimin e mënyrës se si punon misioni. Do të ketë zvogëlim të konsiderueshëm në disa fusha”, thotë Geekie.

Ndryshe, zyratarë nga EULEX-i thonë se ky mision nuk mund të verpojë para se të zbarkohet plotësisht stafi prej mbi 2000 oficerësh që do të mbikqërin fushën e sundimit të ligjit. Muajt e ardhshëm shihen si muaj kur do ketë lëizje serioze të operacionalizimit të misionit të BE-së, i cili do të mbikëqyrë policinë, drejtësinë dhe doganat.


XS
SM
MD
LG