Ndërlidhjet

Osetia e Jugut dhe Abkazia kërkojnë pavarësi


Udhëheqësit e rajoneve të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut gjatë qëndrimit të tyre në Moskë kanë përsëritur kërkesën e tyre për pavarësi nga Gjeorgjia.

"Dëshiroj të theksoj se pavarësisht sulmit kundër popullit tonë, vullneti dhe synimi i popullit të Osetisë së Jugut për pavarësi nuk ka ndryshuar. Ne do kërkojmë pavarësi në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar", tha Eduard Kokoity, udhëheqësi i Osetisë së Jugut.
Kokoity theksoi se dy referendumet e mbajtura nga Osetia e Jugut e tregojnë qartë vullnetin e popullit.

Sergei Bagapsh, udhëheqësi i Abkazisë, rajoni tjetër i Gjeorgjisë që kërkon shkëputjen nga Tbilisi deklaroi:

"Sa i përket pavarësisë sonë dhe lëvizjes drejt këtij qëllimi nuk ka forcë që na ndal. E kemi përcaktuar qëllimin tonë dhe do të shkojmë drejt tij. Sa i përket rrugëve të realizimit do t'i gjejmë.
Deri para agresionit ndaj Osetisë së Jugut ka pasur shumë pak mundësi për bisedime me Gjeorgjinë, tani është e sigurt se nuk do të ketë dialog me Gjeorgjinë", tha Bagapsh.

Komentet e tyre u bën pas takimit me presidentin rus Medvedev në Moskë.

"Ne do të mbështesim çdo vendim që popujt e Osetisë së Jugut dhe të Abkazisë do të marrin në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me konventën ndërkombëtare të vitit 1966 dhe Deklaratën e Helsinkit. Ne jo vetëm do t'i mbështesim këto vendime, por do t'i garantojmë ato në Kaukaz dhe në botë", tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG