Ndërlidhjet

Ukraina zbaton kufizimet ndaj anijeve ruse


Burimet ushtarake ukrainase thanë se do zbatojnë vendimin e presidentit Jushçenko lidhur me hyrjen e anijeve ruse në bazën e tyre në Ukrainë.
Jushçenko me një dekret të posaçëm ka kërkuar nga Rusia që të kërkojë leje për futjen e anijeve ushtarake në bazën në Krime, e cila i është dhënë me qira Rusisë.

Burimet ruse thanë se vendimi është "i paligjshëm dhe i pakuptimtë". Shefi i Shtabit të ushtrisë së Ukrainës tha se vendimi i presidentit do të zbatohet dhe është në shenjë solidariteti me Gjeorgjinë
XS
SM
MD
LG