Ndërlidhjet

Trupat ruse ende në Gjeorgji


Trupat ruse vazhdojnë të mbeten në së paku dy qytete të Gjeorgjisë, megjithë kërkesat e Uashingtonit, që Rusia të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Burimet ushtarake rus ethanë se është legjitime për "paqeruajtësit rusë" që të jenë në qytetin port të detit të Zi, Poti dhe në atë të Gorit. Të njëjtat burime thanë se Gori do tu dorëzohet forcave të Gjeorgjisë deri të shtunën.

Rusia tha se lëvizjet e trupave ruse nuk e kanë prishur armëpushimin e arritur, pasi ai i lejon Moskës "të zbatojë masa shtesë sigurie", derisa të vijnë vëzhguesit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG