Ndërlidhjet

SHBA: Mbrojtja raketore ndihmon NATO-n


Shtëpia e Bardhë mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketare në Poloni.

"Ne mirëpresim këtë zhvillim. Besojmë se mbrojtja raketore është kontribut substancial për sigurinë kolektive të NATO-s" tha zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov anuloi vizitën e planifikuar në Poloni, vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes.

Tensionet ndërmjet Polonisë dhe Rusisë shtuar shkaku i kundërshtimit rus për sistemin amerikan.

XS
SM
MD
LG