Ndërlidhjet

Rishikim i raporteve Perëndim - Rusi

  • Brian Whitmore

Ushtarët rusë në Gori të Gjeorgjisë

Ushtarët rusë në Gori të Gjeorgjisë

Analistët politikë thonë se fushata ushtarake ruse në Gjeorgji ndryshoi modelin ndërkombëtar pas Luftës së Ftohtë. Konflikti po ashtu ka shtyrë Perëndimin të rishikojë raportet e tij me Rusinë.




Me gjithë praninë e trupave ruse në Gjeorgji, Tbilisi nuk gjason me kryeqytetin e një fuqie të mundur. Presidenti Mikheil Saakashvili u zotua para dhjetëra-mijëra njerëzve se do të kundërshtojë ushtrinë ruse.

Duke qëndruar krah tij, liderët e pesë ish-shteteve komuniste, që kanë vuajtur nga okupimi rus: Polonia, Ukraina, Letonia, Lituania dhe Estonia, ofruan mbështetje.

"Nëse kërcënohet liria e të tjerëve, nëse demokracisë i vihet zjarri, atëherë edhe liria jonë është e rrezikuar", tha presidenti i Estonisë, Toomas Ilves.

Deklaratat e tilla demonstruan ndryshimet gjeopolitike në kohën e fushatës ruse ndaj fqinjit jugor. Por, edhe bën shumë kryeqytete perëndimore që të rivlerësojnë perceptimet dhe raportet me Moskën.

Steven Pifer, ish-ambasador rus në Ukrainë, tani përfaqësues në institutin Brukings, tha se Rusia ka nevojë "për një shkallë të pranueshmërisë nga Perëndimi", në mënyrë që të jetë lojëtar global.

"Imazhet me bombardimet e Rusisë të një shteti të vogël fqinj kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve për disa gjëra që Rusia ka bërë në vitet e fundit, por që kanë kaluar pa u kushtuar vëmendje", tha Pifer.

Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e kanë trajtuar Rusinë si partner të barabartë në çështjet ndërkombëtare, edhe pse Kremlini shkelte liritë demokratike.

Vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s me kujtime të freskëta nga dominimi rus ishin më të etura për të kundërshtuar Moskën.

Mirëpo, ato nuk arritën të bindin vendet e mëdha si Gjermania për të kundërshtuar Moskën, e cila vazhdimisht ishte kundër anëtarësimit në NATO të ish-republikave sovjetike.

Pifer tha se dështimi i NATO-s për t'i ofruar Gjeorgjisë Planin Aksional mund të ketë nxitur Moskën.

"Mendoj se rusët kanë marrë leksionet e gabuara nga Samiti i Bukureshtit. Kam dëgjuar rusë që Bukureshtin e cilësojnë sukses dhe pas tij kanë filluar presionin e shtuar", tha Pifer.

Sipas tij, edhe analistëve të tjerë aksioni ushtarak në Gjeorgji, i pari i shkallës së gjerë jashtë kufijve të Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ka nxitur nevojën për rivlerësim të synimeve të Rusisë dhe sigurisë që ofron si partner në çështjet globale.

Rusia është anëtare e G 8-ës, ekziston një Këshill NATO-Rusi, etj. e ndërkohë synon përfshirjen në institucione tjera të rëndësishme.

Shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, në deklarimet e tij duket se paralajmëroi mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga G 8-a dhe rrezikun që mund të pësojnë raportet BE-Rusi.

"Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shqyrtojë procedimin me Marrëveshjen për Partneritet dhe Bashkëpunim. Nevoja për politikë të përbashkët energjetike mendoj se është forcuar si rezultat i ngjarjeve të fundit", tha Miliband.

Analisti londinez, Matthew Clements, tha se ende nuk është arritur pika kur fuqitë perëndimore janë të gatshme të ndërmarrin hapa drastikë, siç është përjashtimi i Rusisë nga G 8-a, apo pezullimi i negociatave për marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

"Vërtet varet se si do të reagojë Rusia tani", tha Klements, sipas të cilit, nëse Moska vazhdon me politikat që shihen si agresive nga Perëndimi, atëherë do të shohim një lloj rikonfigurimi në raportet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG