Ndërlidhjet

Rice mbërriti në Tbilisi


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka mbërritur në Tbilisi ku me presidentin Mikhail Saakashvili do të bisedojë për t'i dhënë fund konfliktit ruso-gjeorgjian.

Rice fluturoi në Tbilisi nga Parisi pas bisedimeve me presidentin francez Nicolas Sarkozy. Me të mbërritur ajo tha se duhet të qartësohen disa pika nga marrëveshja e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Franca "për t'i mbrojtur interesat e Gjeorgjisë".

Të enjten, Rice tha se "Gjeorgjia, integriteti, pavarësia dhe sovraniteti i së cilës duhet të respektohen plotësisht, duhet të jetë në gjendje t'i rikthehet jetës normale.

Po dje, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se operacionet ushtarake ruse kundër Gjeorgjisë mund t'i dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet SHBA-Rusi, por tha se ai nuk sheh "kurrfarë mundësie" për përdorimin e forcës ushtarake amerikane në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG