Ndërlidhjet

Medvedev: Po u desh, do të veprojmë njësoj


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev i ka mbrojtur aksionet e Moskës në Gjeorgji si të domosdoshme, dhe tha se Moska do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë nëse do të ishte e detyruar.

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, Medvedev tha se tashmë nuk ka gjasa që Abkhazia dhe as Osetia e Jugut të jenë pjesë e Gjeorgjisë.

Merkel i kritikoi disa veprime të Rusisë për dërgimin e trupave në Osetinë e Jugut dhe më tej në Gjeorgji. Ajo tha se Rusia ka përdorur forcë "të tepruar", dhe i bëri thirrje të tërhiqet nga territoret në Gjeorgji.

Forcat ruse ende mbeten në territorin e Gjeorgjisë, në zonat për rreth qyteteve Poti dhe Gori, përkundër armëpushimit të së martës, i cili u bën thirrje të dyja palëve që të tërhiqen në pozicionet që i kishin para shpërthimit të luftimeve javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG