Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili e nënshkroi armëpushimin


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se ai e ka nënshkruar marrëveshjen për armëpushim, për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë.

Ai i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.

"Ne duam që të largohen. Dua që ta dijë e gjithë bota: Gjeorgjia kurrë nuk do të pajtohet me pushtimin e asnjë kilometri katror të territorit sovran", tha Saakashvili.

Shefja e diplomacisë amerikane tha se tash, pas nënshkrimit të Saakashvilit, të gjitha trupat ruse dhe çdo forcë e parregullt dhe paramilitare që ka hyrë me to, duhet të largohen menjëherë.

"Sulmet e Rusisë në Gjeorgji kanë implikime të thella dhe do të kenë implikime të thella për marrëdhëniet e Rusisë me fqinjët e saj dhe me botën. Por detyra jonë më urgjente sot është tërheqja e menjëhershme e forcave të armatosura ruse, dhe kthimi i këtyre forcave në Rusi", tha kryediplomatja amerikane.

Rice mbërriti në kryeqytetin e Gjeorgjisë për të diskutuar armëpushimin me Saakashvilin pasi në Francë u takua me presidentin Nicolas Sarkozy, i cili e ndërmjetësoi marrëveshjen e të martës.


XS
SM
MD
LG