Ndërlidhjet

SHBA akuzon Iranin për stërvitje të vrasësve


Një zyrtar ushtarak amerikan ka thënë se skuadrone vrasëse të shiitëve irakianë po stërviten në Iran.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, është përshkruar nga Associated Press si "oficer i lartë i kundërzbulimit në Bagdad".

Ai ka thënë se forca Quds e Gardës Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahu i Libanit po i stërvisin skuadronet e vdekjes që të vrasin "forca të caktuara të koalicionit dhe qytetarë irakianë".

Zyrtari amerikan ka thënë se stërvitja për vrasje dhe vënie të bombave po zhbillohet në qytetet iraniane Qom, Teheran, Mashad dhe Ahvaz.
XS
SM
MD
LG