Ndërlidhjet

logo-print

Kievi i kërkon Moskës bisedime për Flotën ruse


Presidenti i Ukrainës Viktor Yuschenko ka kërkuar bisedime urgjente me Moskën për shfrytëzimin e ujërave të Ukrainës nga ana e marinës ruse.

Yuschenko tha se bisedimet janë të nevojshme që të rregullohen marrëdhëniet gjatë aksioneve, siç ishte operacioni ushtarak i Moskës në Gjeorgji, kur Flota ruse e Detit të Zi u dislokua në brigjet e Gjeorgjisë.

Më herët, thirrje për bisedime bëri edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë.

Të mërkurën, Yuschenko lëshoi një dekret, sipas të cilit Rusia do të duhej të kërkojë leje që t'i kthejë luftanijet e saj në bazën në Krime, për shfrytëzimin e së cilës i paguan qira Ukrainës.

Rusia e hodhi poshtë urdhërin si "nonsens".
XS
SM
MD
LG