Ndërlidhjet

Rusia kërcënon Poloninë


Polonia përballet me goditje të mundshme bërthamore nga Rusia, pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA-të. Marrëveshja parasheh vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Poloni.

Deklarata u bë nga gjenerali rus, Anatoly Nogovitsin për mediat vendore. Sipas tij doktrina ushtarake ruse e lejon përdorimin e armëve bërthamore kundër aleatëve të fuqive të tjera bërthamore nëse aleatët në një mënyrë apo tjetër ndihmojnë vendet e paisura me armatim bërthamor.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki drejtohen kundër Rusisë dhe jo "shteteve të papërgjegjshme" si Irani, siç thonë SHBA-të.
XS
SM
MD
LG