Ndërlidhjet

Irak: Vazhdojnë sulmet kundër shiitëve


Tre persona vdiqën nga një sulm me automjet bombë në Bagdad. Sulmi që ndodhi mëngjesin e së shtunës kishte si cak pelegrinët shiitë që po niseshin në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

Mbi 30 persona, shumica pelegrinë shiitë janë vrarë që nga e enjtja e kaluar, në valën e fundit të sulmeve në Irak. Mbi 40 mijë policë dhe ushtarë irakianë janë mobilizuar të ruajnë sigurinë në qytetin e Qerbelasë, në prag të një feste fetare shiite.
XS
SM
MD
LG