Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Arrin marrëveshja për armëpushim


Rusia ka marrë kopjen e marrëveshjes për armëpushim, të nënshkruar nga Gjeorgjia, raporton agjencia Reuters.
Dokumenti është identik me atë që është nënshkruar në Moskë nga udhëheqësit e rajoneve separatiste të Osetisë së jugut dhe Abkazisë.

Dokumenti gjashtë pikësh bën thirrje mes të tjerash për tërheqjen e trupave ruse në pozicionet e para shpërthimit të konfliktit më 7 gusht.

Megjithë përpjekjet dhe nënshkrimin për armëpushim, burimet gjeorgjiane flasin për prani të trupave dhe armatimit rus në dy qytetet e Gjeorgjisë në Poti dhe Gori.
XS
SM
MD
LG