Ndërlidhjet

Lavrov: Tërheqja pas masave shtesë të sigurisë


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se tërheqja e forcave ruse nga Gjeorgjia do të fillojë pasi të rregullohen detajet shtesë të sigurisë, por ai mohoi të japë ndonjë afat kohor.

"Sa i përket tërheqjes së njësiteve ushtarake ruse, unë tashmë e kam theksuar se tërheqja do të bëhet pasi të ndërmerren masa shtesë të sigurisë në terren përgjatë pozicioneve të kontingjentit paqëruajtës", tha ai.

Lavrov ka siguruar Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice se "besnikërisht" do të zbatojnë armëpushimin e ri me Gjeorgjinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime amerikane, por nuk është konfirmuar nga pala ruse.

Rice zhvilloi një bisedë telefonike me Lavrovin, pas vizitës së saj në Gjeorgji, ku bëri thirrje për tërheqje të menjëhershme të trupave ruse.

XS
SM
MD
LG