Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Osetia e Jugut dhe Abkhazia janë pjesë të Gjeorgjisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se Rusia nuk mund të paraqesë pretendime për dy rajonet kontestuese në Gjeorgji. Bush tha se provincat separatiste të Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë janë pjesë e Gjeorgjisë, dhe shtrihen brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Ministri i Jashtëm rus pat deklaruar se Gjeorgjia duhet të harrojë për t'i kthyer prapë këto krahina.

Bush gjithashtu tha se Rusia duhet t'i përmbahet armëpushimit të cilin tash e kanë nënshkruar Gjeorgjia dhe Rusia.
Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, e cila sot e informoi presidentin Bush në rançin e tij në Texas, tha se tash në lojë është pozicioni i Rusisë në bashkësinë ndërkombëtare.

Rice nuk saktësoi nëse Rusia mund të përballet me reperkusione konkrete nëqoftëse refuzon që plotësisht ta respektojë armëpushimin.
XS
SM
MD
LG