Ndërlidhjet

Abkhazët pushtojnë 13 fshatra të Gjeorgjisë


Ministria e punëve të Jashtme të Gjeorgjisë ka bërë të ditur se separatistët nga Abkhazia të mbështetur nga forcat ruse kanë marrë kontrollin mbi 13 fshatra në teritorin e Gjeorgjisë. Këto pohime deri më tash nuk janë konfirmuar nga burimet e pavarura.

Më heret presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, nënshkroi marrëveshjen për armëpushimin që e kishte hartuar Franca dhe që është nënshkruar edhe nga Gjorgjia.

Por, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka deklaruar se tërheqja e forcave ruse nga Gjeorgjia varet nga masat e sigurisë që do të zbatohen. Lavrov ka refuzuar të japë një afat për tërheqjen e forcave ruse nga Gjeorgjia
XS
SM
MD
LG