Ndërlidhjet

Jeremiq: Kundërshtohet rikonfigurimi i UNMIK-ut


Ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq, tha se Serbia konsideron se procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut në Kosovë nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e Serbisë dhe pa "mbështetjen e qartë" të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një konferencë për shtyp, pas kthimit nga Nju Jorku, ministri Jeremiq tha se Serbia do ta vazhdoj dialogun me UNMIK-un për modalitetet e pranisë ndërkombëtare civile në Kosovë.

I pyetur për t'i komentuar paralajmërimet se nesër në Prishtinë do të nënshkruhet memorandumi për mirëkuptim ndërmjet UNMIK-ut dhe misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, zoti Jeremiq tha se gjatë vizitës në selinë e Kombeve të Bashkuara "ka paraqitur mospajtimin e Serbisë me këtë gjest".
XS
SM
MD
LG