Ndërlidhjet

Kancelarja Merkel arriti në Tbilisi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, arriti sot në Tbilisi, në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për ndërmjetësim në konfliktin ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë, lidhur me Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.

Pritet që zonja Merkl do të takohet me presidentin e Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, me ç'rast do të kërkoj përkushtim ndaj marrëveshjes për armëpushim.

Të premten, gjatë bisedimeve me presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kancelarja Merkel kërkoi që Rusia t'i tërheq të gjitha trupat e saj nga territori i Gjeorgjisë.

Ajo, poashtu, theksoi se qëndrimi i Gjermanisë është se integriteti territorial i Gjeorgjisë nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se zoti Saakashvili është president i zgjedhur në mënyrë demokratike.
XS
SM
MD
LG