Ndërlidhjet

logo-print

Pragë: Ministri Hyseni viziton Çekinë


Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, javën e ardhshme arrinë për vizitë zyrtare në Çeki, ka njoftuar zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Çekisë, Zuzana Opletalova.

Sipas saj, kjo vizitë bëhet me ftesë të ministrit të jashtëm çek, Karel Shvarcenberg.

Vizita e ministrit Hyseni është paraparë për të premten e ardhshme.

Çekia, e cila prej 1 janarit të vitit të ardhshëm e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 21 maj të këtij viti.
XS
SM
MD
LG