Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi po e vështron Rusinë


Vendet perëndimore thonë se ato po e vështrojnë Rusinë lidhur me plotësimin e premtimit se sot do ta filloj tërheqjen e forcave ushtarake nga territori i Gjeorgjisë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se shpreson se presidenti Dmitry Medvedev do ta mbajë fjalën e vet për fillimin e tërheqjes së forcave ruse, që hynë në Gjeorgji, pas përpjekjes së dështuar të Gjeorgjisë, që ta marrë kontrollin ndaj rajonit separatist, Osetia Jugore, më 7 të këtij muaji.

Presidenti francez, Nicholas Sarkozy, që ndërmjetësoi planin paqësor, të nënshkruar nga Gjeorgjia dhe Rusia, ka kërkuar nga Moska që tërheqja e forcave ruse të bëhet pa shtyrje.

Ai ka paralajmëruar se do ta thërras një samit special të Bashkimit Evropian, nëse tërheqja e Rusisë nuk bëhet në mënyrë të shpejtë.

Rusia ka premtuar fillimin e tërheqjes së forcave të saj ushtarake nga territori i Gjeorgjisë, por nuk ka paraqitur ndonjë afat për kompletimin e tërheqjes.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, ka kërkuar mbikëqyrje ndërkombëtare të tërheqjes së forcave të Rusisë.
XS
SM
MD
LG