Ndërlidhjet

Saakashvili: Okupimi të përfundojë menjëherë


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, kërkon që forcat ruse të largohen nga territori i Gjeorgjisë, por, poashtu angazhohet që të dy vendet fqinje të ndërmarin masa për evitimin e konfliktit në të ardhmen.

Siç raporton agjencia Reuters, këto komente presidenti Saakashvili, pritet t'i bëjë në një paraqitje televizive gjatë ditës së sotme:

- Ju bëjë ftesë dhe kërkoj nga ju që forcat okupuese ruse duhet të largohen nga territori i Gjeorgjisë menjëherë. Ju ftoj, që pasi forcat e juaja të largohen nga territori i Gjeorgjisë, ju të filloni të mendoni seriozisht dhe të diskutoni për negociata të mëtjeme për gjetjen e mënyrave për ndërtimin e raporteve dhe për gjetjen e mënyrave që raportet ndërmjet dy vendeve tona, të mos shkatërrohen përgjithmonë. Por, tash okupimi duhet të përfundoj, thotë presidenti Saakashvili.
XS
SM
MD
LG