Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: NATO-ja shprehu keqardhje për civilët e vrarë


NATO-ja ka shprehur keqardhje për incidentin në të cilin trupat britanike, në mënyrë aksidentale, kanë vrarë katër civilë dhe kanë plagosur tre të tjerë, gjatë sulmit me predha kundër kryengritësve talibanë në jug të Afganistanit.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë. Incidenti ndodhi të shtunën në Sangin të provincës Helmand.

Sipas NATO-s, ushtarët kishin ndërmarrë një sulm me predha, pasi kishin vëzhguar përgatitjet e kryengritësve për të sulmuar, por pjesëtarët e forcës ndërkombëtare nuk e kishin ditur se në hapësirën që ishte në shënjestër kishte pasur edhe civilë.
XS
SM
MD
LG