Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Musharraf paraqiti dorëheqje


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, tha sot se ka vendosur të paraqesë dorëheqje. Ai këtë paralajmërim e bëri gjatë fjalimit televiziv drejtuar kombit.

Gjatë këtij fjalimi, zoti Musharraf tha, pos tjerash, se rivalët kanë bërë akuza të rrejshme kundër tij dhe se asnjëra prej tyre nuk qëndron.

Më herët ka pasur njoftime se koalicioni qeverisës në Pakistan, e ka finalizuar një listë me akuza kundër presidentit Musharraf, përfshirë edhe shkeljen e Kushtetutës.
XS
SM
MD
LG