Ndërlidhjet

Ushtria e SHBA-ve: Militantët planifikojnë sulme në Kabul


Komandanti i lartë amerikan në Afganistan, gjenerali Jeffrey J. Schloesser, u ka tërhequr vërejtjen afganëve se sipas informacioneve "të besueshme të zbulimit", militantët planifikojnë të sulmojnë civilë, caqe ushtarake dhe qeveritare, gjatë manifestimeve të sotme me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara vendosi ta informoj opinionin në Afganistan për "kërcënim të lartë ndaj sigurisë".

Afro 7 mijë policë janë vendosur në Kabul dhe përreth tij, në mënyrë që në siguri të festohet shënimi i përvjetorit të 89-të të pavarësisë nga Britania.
XS
SM
MD
LG