Ndërlidhjet

Kokoity: Jo vëzhgues në Osetinë e Jugut


Lideri i rajonit separatist të Osetisë së Jugut tha se ai nuk do të pranojë përsëri vëzhgues ndërkombëtarë në rajonin e tij.

Eduard Kokoity i tha agjencisë Reuters se Osetia e Jugut "nuk ka besim" te këta "njerëz që e korruptojnë të vërtetën".

Kokoity gjithashtu ka thënë se do t'i kërkojë Moskës që të stacionojë një bazë ushtarake në këtë territor.

Komentet e tij u bënë në kohën kur OSBE-ja po diskuton për drgimin e 100 vëzhguesve në zonën e konfliktit në Gjeorgji.

Ndërkohë, lideri i Osetisë së Jugut njoftohet se e ka shpërndarë qeverinë e tij dhe ka shpallur gjendje të emergjencës në rajon, për shkak se kabineti ka qenë i ngadalshëm në shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët pas sulmit të Gjeorgjisë në kryeqytetin e Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG