Ndërlidhjet

Moska do të rishikojë raportet me NATO-n


Rusia tha se do t'i rishikojë marrëdhëniet e saj me NATO-s pas reagimit "tejet të patolerueshëm" ndaj aksioneve ushtarake të Rusisë në Gjeorgji.

Të gjitha 26 vendet anëtare të NATO-s kanë dënuar njëzërit aksionet ushtarake të Rusisë në Gjeorgji, të cilat sekretari i përgjithshëm, Jaap De Hoop Scheffer i quajti "tëtepruara" dhe "joproporcionale".

Ambasadori rus në NATO ka thënë se këto akuza nuk janë të besueshme.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen nesër në Bruksel për të diskutuar krizën në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG