Ndërlidhjet

logo-print

BE: Bellorusia t'i lirojë të burgosurit politikë


Bashkimi Evropian e ka mirëpritur lirimin e liderit të opozitës belloruse Alyaksandar Kazulin, por tha se duhet të lirohen të gjithë të burgosurit politikë tjerë.

Komentet e komisioneres Benita Ferrero-Waldner u bënë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se tash "presin edhe hapa tjerë pozitivë nga autoritetet e Ballorusisë".

Kazulin u lirua të shtunën pasi u fal nga presidenti Alyaksandr Lukashenka. Ai vuante dënimin prej 5.5 vjet burg për shkak të nxitjes së trazirave.
XS
SM
MD
LG