Ndërlidhjet

Musharraf: Largohem për të mirën e vendit


Duke u përballur me presionet për largim nga posti, presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf dha dorëheqje. Në fjalimin televiziv drejtuar kombit, ai tha se akuzat kundër tij janë të rrejshme, dhe se po largohet për të mirën e vendit.

"Pasi analizova gjithë situatën dhe u konsultova me mbështetësit e mi, e pranova këshillën e tyre që të jap dorëheqje. Dorëheqja ime sot do t'i dorëzohet kryetarit të Asamblesë Kombëtare", tha Musharraf.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush i ka vlerësuar përpjekjet e Musharrafit për luftimin e Al Kaedas, dhe tha se Bush është i përkushtuar për një Pakistan të fuqishëm që e forcon demokracinë dhe e lufton terrorizmin.

Musharraf, ish shefi i armatës, e mori pushtetin me grusht shtet ushtarak në vitin 1999.

Rivalët e tij i fituan zgjedhjet parlamentare në janar, dhe prej atëherë kanë kërkuar largimin e tij duke e akuzuar për shkelje të kushtetutës.
XS
SM
MD
LG