Ndërlidhjet

SHBA: Rusia t'i tërheqë trupat pa vonesë


Shtëpia e Bardhë tha se Rusia duhet t'i tërheqë trupat e saj nga Gjeorgjia "pa vonesë" ashtu siç ka premtuar.

Deklarata u bë në kohën kur vijnë njoftime kontradiktore për tërheqjen e forcave ruse, për të cilën presidenti Dmitry Medvedev tha se do të fillojë sot.

Ushtria e Rusisë tha se ka filluar tërheqjen e trupave, por Gjeorgjia tha se nuk ka parë shenja se forcat ruse po tërhiqen, dhe madje ato po e zgjërojnë praninë e tyre në territorin gjeorgjian.

Ndërkohë, presidenti Medvedev ka mbërritur në Vladikavkaz, qytet rus në afërsi të Osetisë së Jugut, provincë separatiste, r cila ishte në qendër të luftës 10 ditëshe.

Medvedev u ka dhënë medalje ushtarëve rusë, dhe ka thënë se Gjeorgjia do të ndëshkohet për aksionet e saj në Osetinë e Jugut.
XS
SM
MD
LG