Ndërlidhjet

OSBE: S'ka marrëveshje për vëzhgues shtesë


Zyrtarë të OSBE-së njoftojnë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shtimin e vëzhguesve ushtarakë në misionin e kësaj organizate në Gjeorgji.

Aleksi Harkonen, përfaqësues i kryesisë finlandeze të OSBE-së, tha se 56 vendet anëtare dëshirojnë të vendosin menjëherë mbi 100 vëzhgues.

Dërgimi i vëzhguesve shtesë kërkon miratimin e Rusisë, si vend anëtar i kësaj organizate dhe që ka kundërshtuar vendosjen e menjëhershme në terren të vzëhguesve të rinjë.

Aktualisht misioni i OSBE-së në Gjeorgji përfshin 200 persona, tetë nga të cilët janë vëzhgues ushtarakë.
XS
SM
MD
LG