Ndërlidhjet

McCain e Obama-largimi i Musharafit pozitiv


Kandidatët presidencialë amerikanë, senatorët John McCain dhe Barack Obama kanë komentuar dorëheqjen e presidentit pakistanez Musharaf.

"Dorëheqja e Musharafit është një hap drejt çuarjes së Pakistanit drejt një vendi më të qëndrueshëm", tha McCain.
Kandidati republikan shtoi se pasardhësi i Musharafit "duhet të shërbejë si pajtues për popullin pakistanez dhe të bashkojë grupimet e brendshme politike".

Vendimi i Musharafit për tu larguar nga posti i presidnetit është mirëpritur nga kandidati demokrat, Barack Obama, i cili e ka cilësuar si vendim të drejtë.

"Shpresoj që gjithë miqtë e Pakistanit tani të kapin mundësinë e krijuar nga largimi i Musharafit dhe të përqëndrohen në çështjet urgjente: përballja me kërcënimin nga dhuna e ekstremistëve, të gjendet zgjidhje për mungesën e furnizimit me ushqime dhe energji si dhe të ndihmohet populli pakistanez për të ndërtuar një të ardhme të sigurt demokratike", tha senatori Obama.
XS
SM
MD
LG