Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Musharraf, aleat kyç në luftën anti-terror


Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Pakistanit të fokusohet në ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e demokracisë pas dorëheqjes së presidentit Pervez Musharraf.

Musharraf e drejtoi Pakistanin prej vitit 1999 kur e mori pushtetin me grusht shtet ushtarak, ndërsa u largua të hënën pas akuzave të rivalëve për shkelje të kushtetutës.

Presidenti George Bush e ka vlerësuar Musharrafin si aleat kyç në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ushtria amerikane tha se pret që të vazhdojë punën e ngushtë me ushtrinë pakistaneze, veçanërisht kundër ekstremistëve në rajonin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Një zyrtar i ushtrisë tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë shqetësim të menjëhershëm për sigurinë e arsenalit të armëve bërthamore të Pakistanit si rezultat i dorëheqjes së Musharrafit.

Qeveritë e Afganistanit, Rusisë, Iranit, Britanisë dhe Francës gjithashtu shfaqën shpresë për stabilitetin në Pakistan pas largimit të Musharrafit.
XS
SM
MD
LG