Ndërlidhjet

KB: Apel për ndihma humanitare në Gjeorgji


Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat joqeveritare kanë bërë një apel të përbashkët për 58.6 milionë dollarë ndihma për dhjetra mijë civilët e prekur nga konflikti në Gjeorgji.

Zyra e KB për Koordinim dhe Çështje Humanitare tha se paratë do të ndihmojnë për furnizimin me ushqim, ujë të pijshëm, barëra, strehim dhe nevojat tjera themelore për më shumë se 128 mijë të zhvendosurit nga konflikti.
XS
SM
MD
LG