Ndërlidhjet

Gjeorgji: Fillon shkëmbimi i robërve të luftës


Raportet nga Gjeorgjia thonë se forcat ruse dhe gjeorgjiane kanë filluar shkëmbimin e robërve të luftës.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Gjeorgjisë, Alexandre Lomaia tha se ky është shkëmbimi i robërve nga luftimet e këtij muaji.

Rusia dhe Gjeorgjia e nënshkruan armëpushimin gjatë fundjavës, ndërsa Moska u zotua se të hënën (18 gusht) do të fillojë tërheqjen e trupave, por raportet thonë se deri tash ka patur pak shenja të tërheqjes së konsiderueshme të trupave.

Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin ka deklaruar se tërheqja e trupave ruse nga Gjeorgjia do të varet nga veprimet e presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.


XS
SM
MD
LG